Napoli prezanton drejtorin e ri

Pasi emëroi Rudi Garcian si pasuesin e Luçiano Spaletit në pankinë, presidenti i Napolit, De Laurentis, sot ka caktuar drejtorin e ri sportiv.

Mauro Meluzo është drejtori i ri sportiv i Napolit. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit nga ‘Campania’, Aurelio De Laurentis me postimin e zakonshëm:

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mauro Meluso është drejtori i ri sportiv i Napolit. Mirë se vini në familjen tonë dhe urimet më të mira për punën tuaj”, shkruan presidenti i klubit kampion të Serie A në Twitter.

Ndërkaq Meluzo një emër pak i njohur në nivele të tilla, merr vendin e Kristiano Xhuntolit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!