Axhenda europiane, Tirana zbardh çmimet e biletave

Skuadrat e Abissnet Superiore, Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia kanë hyrë në muajin e ndeshjeve të para të kompeticionëve të UEFA-s për edicionin 2023/2024.

Në turin e parë të Champions, kampionët e Shqipërisë Partizani, do të presin në ‘Air Albania Stadium’ Bate Borisov të Bjellorusisë (11 korrik 20:45).

Po në impiantin kryesor të Shqipërisë dy ditë më vonë (13 korrik) Tirana pret Dinamo Batum për ndeshjen e vajtjes së Conference League (20:00). Po këtë ditë Vllaznia zhvillon sfidën e parë në Irlandën e Veriut teksa në Belfast me fillim orën 20:45 përballet me Linfild. Ndërkaq më herët në fushë Egnatia. Debutuesit absolutë në Europë, do të luajnë në orën 17:00 ndaj Ararat Armenia në Jerevan.

Ndërkaq Tirana sot ka publikur çmimet e biletave të përballjes së parë me Dinamo Batum e cila dje u kulifikua në finalen e Superkupës së Gjeorgjisë pas goditjeve të 11 metëshave.

Sipas klubit bardheblu, tarifa për një biletë varion nga 500 lek deri në 4000 lek të rinj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!