Tirana, dominim i frikshëm ndaj Kastriotit

Gazetari, komentatori e staticieni i njohur Fatmir Efica përcjell ekskluzivisht për Redaksinë e ‘Sportiim.al’, disa fakte interesante të përballjeve të skuadrave të ndryshme në futboll.
Duket se veç qasjes ndaj ‘profesionit’, kavajasi ka marrë nxitje dhe nga çerekfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë. I takon çiftit Kastrioti – Tirana i cili luajti sot të vajtjes së edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë (1-4), faza çerekfinale.
Efica shkruan:
Tirana- Kastrioti (Kupë)
Kryeqytretasit në të 20-ën ndeshje në Kupë ndaj krutanëve kanë një mori fitoresh të ‘çmendura’ (plot 19) dhe vetëm një ndeshje ka dalë në barazim ndaj krutaneve). Por akoma më i çmendur duket golaverazhi në favor të bardhebluve 69 me 8)
Pra plus 61 gola për Tiranën. Duke shkuar në thellesi të statistikave veren se janë plot 11 fitore me tre e mbi tre gola diferencë. Konkretisht katër ndeshje nga 4-0, tre ndeshje nga 3-0, një ndeshje (kjo e luajtur për këtë edicion 4-1) dhe nga një herë 5-1, një herë 9-0 e një tjetër edhe me e thellë, me dy shifra 10-0. ‘Sportiim.al’.