Gruda prezantohet te Vllaznia

Vllaznia ka prezantuar afrimin e parë të merkatos. Ekipi kuqeblu ka zyrtarizuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me shkodranin Ildi Gruda që rikthehet të luajë në shtëpi, aty dhe ku e nisi avemturën si futbollist.
Sulmuesi 23-vjeçar ka firmosur me Vllazninë për 3 vitet ardhshme duke u bërë lojtari më i ri i kuqebluve të cilët tashmë kanë nisur përgatitjet për Conference League.
Gruda ishte pjesë e skuadrës së Teutës prej 3 sezonesh, teksa më parë është aktivizuar edhe me Shënkollin.
