Vijojnë spastrimet te Laçi, Turkaj i…radhës

Mungesa e një vendi në Europë në fund të kampionatit të 84-ët të futbollit, ka bërë që presidenti i klubit Laçi, Pashk Laska, të operojë me dorë të hekurt.
Në vetëm pak ditë nga bardhezinjtë janë larguar Mazrekaj, Selmani, Roganoviç, Shkurtaj, Babatunde, Velkoski dhe tani radha i takoi lezhjanit Rudolf Turkaj.
Lajmi vjen nga vetë mbrojtësi:
“Përshëndetje! Dua të njoftoj që aventurës sime pas 4 sezonesh tek Kf Laçi i erdhi fundi. Plot 4 vite të paharrueshme me plot suksese. Ndjej të falënderoj të gjithë ata që ishin me mua në këto vite, duke filluar nga Presidenca e ekipit, trajnerët me stafet e tyre, stafin mjekësor, shokët e ekipit që do të mbeten gjatë në memorien time dhe tifozët që më kanë përkrahur në çdo ndeshje. Largohem nga ky ekip me përshtypjet më të mira, duke i uruar suksese në sezonet në vazhdim”