Ibra pas ndeshjes me Veronën, konferenca e lamtumirës nga Milan

Seria A luan sot aktin e fundit sezonal. Milani me të cilin Ibrahimoviç ka mbyllur ciklin e të luajturit në fushë, do të ketë përballë Veronën e cila luan për mbijetesë.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se suedezi fill pas Milan-Verona, Zlatan Ibrahimoviç do të mbajë një konferencë në sallën e shtypit të San Siro-s.

Kështu 41 vjeçari pasi ka fituar 6 tituj në Serie A, 1 La Liga, 4 Ligue 1 etj, ka gati lamtumirën pas 3 sezonëve të fundit me kuqezinjtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!