Formula 1 nxjerr në ankand trofetë, ndihmë për Emilia-Romanjan

Çmimi i Madh i Formula 1 i Emilia Romanja-s 2023 do të zhvillohej në fundjavën 19-21 maj, por për shkak të përmbytjeve e cila pati një ndikim shkatërrues në komunitet, FIA mori vendimin për të mos vazhduar garën në Imola.
F1 vijon të punojë për të mbështetur popullsinë e Emilia-Romanja të prekur nga përmbytjet e javëve të fundit. Trofetë e Imola GP, e cila nuk u mbajt pikërisht për shkak të reshjeve do të dalin në ankand për të mbledhur fonde: mes tyre goma e pozicionit në pole Pirelli, kupat e podiumit dhe shishja e Ferrari Trento, me autograf nga të gjithë kalorësit. do të përdorej për festime.
Lajmet nga Formula 1
“F1 Authentics – në pronësi të Memento Exclusives, specialisti i relikeve sportive me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – po bashkëpunon me Formula 1, Pirelli, Ferrari Trento, Automobile Club d’Italia dhe Formula Imola për të mbledhur fonde për Agjencinë e Rajonit Emilia – Romagna për Sigurinë e Territorit dhe Mbrojtjes Civile.
Kjo vjen edhe pas dhurimit prej 1 milion eurosh të bërë për fondin nga Formula 1 të premten e kaluar.Të gjithë artikujt do të jenë në dispozicion si ankande individuale në F1 Authentics nga 27 maji dhe do të zgjasin deri më 6 qershor.”
Gara sot në Monako
Ndërkohë pas pak, në pistën e Monakos, gara e 6-të zyrtare. Në pole, Maks Verstapen (e para e tij në këtë pistë ndërqytetase) ndërsa pas holandezit nisën Alonso dhe Okon. Gara nis në orën 15:00./Sportiim.al/