Verstapen, ‘kaporal’ dhe në Monako

Piloti holandez i Red Bull Mkas Verstapen vijon të dominojë në Formula 1. Sot në pistën ndërqytetase të Monakos teksa u nis nga ‘pole position’ krijoi që në fillim distancë prej më shumë se 20 sekondash nga Fernando Alonso i nisur i dyti dhe shkoi i pashqetësuar drejt fitores së 4 sezonale.

Në podium veç Verstapen dhe Fernando Alonsos u ngjit dhe Esteban Okon padyshim në ditën e tij më të mirë sezonale.

I katërti Luis Hamilton ndërsa Xhorxh Rasëll po me Mercedes në vendin e pestë. Ndërkaq Ferrari mori vendin e 6-të me të zotin e shtëpisë, Sharls Leklerk.

Botërori kryesohet nga Verstapen me 144 pikë, ndjek shoku i tij te Red Bull Serxhio Perez me 105 pikë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!