Rrahmani boshti i Napolit, vjen kontrata afatgjatë
Fitoi titullin kampion në Serie A me Napolin, Amir Rrahmani zgjat kontratën me skuadrën që u lidh nga 2020-ta.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp,Napoli ka bërë e ditur se ish futbollisti i Partizanit Amir Rrahmani ka nënshkruar deri në vitin 2027, me akordin paraprak si ai mund të rizgjasë deri në verën e vitit 2028-të.
“SSC Napoli komunikon se ka zgjatur kontratën për paraqitjet sportive të futbollistit Amir Rrahmani, deri në 30 qershor 2027, me opsionin e zgjatjes së saj nga ana e klubit deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në njoftim.
🤝 Prolungato il contratto di Amir Rrahmani fino a Giugno 2027 con opzione di prolungamento da parte del Club fino al 30 giugno 2028!
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) May 26, 2023
👉 https://t.co/Ni1r124R0H
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/QAv8eRGs4J