Inter fiton Kupën e Italisë
Kupa e Italisë:
Fiorentina – Inter 1-2
Inter rrëmbeu trofeun e nëntë të Kupës së Italisë dhe të dytin radhazi pasi mposhti me përmbysje Fiorentinën në finalen e madhe të kësaj mbrëmjeje.
Një ndeshje spekaktolare dhe e luftuar deri në fund e cila u zhbllokua që në minutën e tretë nga Gonzales. Po në pjesën e parë do të vinte dhe shpërthimi i zikaltërve në “Stadio Olimpico” të Romës.
Lautaro Martinez mori frenat e lojës duke ndryshuar gjithë rrjedhën e saj. Në minutën e 29′-të dhe të 37′-të argjentinasi u bë protagonist me 2 golat e shënuar që i dhanë dhe fitoren Interit në këtë finale.
Fiore u shfaq rrezikshëm në fund të takimit por ishte e pafat në rastet e shpërdoruara të cilat mund ta kishin dërguar sfidën në shtesë. Kështu, festa iu përket zikaltërve, por edhe Romës apo Juventusit që do të mund të shfrytëzojnë biletën europiane e cila në të kundërt do t’i përkiste Fiorentinës.