Di Maria larg Juves, kampioni drejt Barçës

Barcelona mund të nënshkruajë me Angel Di Maria në një transferim të lirë këtë verë. Kuptohet nëse rikthehet Leo Mesi.

Pas zërave të parë sot janë shtuar lajmet lidhur me lamtumirën gjithnjë e më të mundshme të Angel Di Marias nga Juventus në fund të këtij sezoni.

Mesfushori-sulmues, kampion bote me Argjentinën në ‘Katar 2022’, duket se ka vendosur të largohet nga Torino pas vetëm një kampionati.

Ish futbollisti i Real Madrid dhe PSG, ka disa muaj që nuk shfaqet i lumtur te bardhezinjtë. Për më tepër që mardhënjet e tij me trajnerin Maks Alegri nuk janë ndër më të mirat.

MLS dhe Arabia Saudite mbetën pistat kryesore për të ardhmen e 35-vjeçarit i cili sipas gazetarit Mateo Moreto mund të shoqërojë Mesin te Barcelona./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!