Derbi pa fitues, Deliu realizon një kryevepër dhe mban Tiranën në krye

Abissnet Superiore, Java 33:
Tirana – Partizani 1-1 (Deliu 81’/ Da Silva 53′)

Mes spektaklit, luftës sportive dhe rivalitetit të flaktë, derbi i fundit i këtij sezoni, i 170-ti në radhë, u mbyll pa fitues në barazim 1-1. Një pikë që i vlen më shumë Tiranës e cila 3 javë nga fundi kryeson klasifikimin me 2 pikë diferencë nga ndjekësit e Partizanit.

Asgjë nuk ndodhi në fraksionin e parë të sfidës që në përgjithësi kaloi i qetë. Raste më të shumta në numër dhe përpjekje më të mëdha nga ana e Partizanit por që nuk u konkretizuan me gol.

Starti i pjesës së dytë do të sillte edhe shpërthimin e festës së parë në derbi. Da Silva shënon për të kuqtë e kryeqytetit (i 11-ti sezonal) duke ngritur peshë festën e “Demave” në stadium.

Nuk ka shenja dorëzimi te kampionët në fuqi të cilët do të vonojnë për të marrë rezulatet e reagimit të tyre, por do t’ia dalin falë një super goli. Ardit Deliu provoi nga distanca dhe me saktësi ndali topin në rrjetën e Rexhepit 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Asgjë në pjesën e mbetur por dhe as në shtesën e gjatë prej 12 minutave (u akorduan 11′). Nuk ndryshon as diferenca e skuadrave në tabelën e klasifikimit që mbetet po 2 pikë. Kryesojnë bardheblutë me 60 pikë dhe ndjek Partizani me 58.
/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!