Laçi luan për europën, Erzenit i duhet marsh tjetër

E vetmja ndeshje e javës së 32-të Abissnet Superiore e ditës së sotme, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit. Pas zhvillimëve të ditës së djeshme teksa 4 sfidat e kësaj xhiroje prodhuan shifra të ndryshme me efekt rritje në pikë apo spostime në tabelë, e kthen këtë takim mjaft të luftuar.
Bardhezinjtë janë kapur nga Vllaznia (43 pikë, kryesojnë shkodranët pasi udhëheqin në ndeshjet direkte me golevarazh) dhe sot me start orën 15:00 duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për të rekuperuar vendine 4-ët në tabelë. Te grupi i Nicës optimizimi në maksimum, paçka se sot do duhet të vuajë mungesën e mesfushorit të dalluar Serxhio Ujka (kartonë).
Ndërkohë Erzeni duket se ka humbur shumë nga shkëlqimi i së shkuarës së këtij kampionati. Shijakasit kanë 6 javë pa fitore duke u futur seriozisht te zona e rrezikut. Pas mbylljes së sezonit të kapitenit Krasniqi (operacion në gju), lajm i mirë për skuadrën e Kapllanit, rikthimi në skuadër i Ardit Peposhit./Sportiim.al/