Partizani rihap çështjen titull, Teuta nxjerr blof Tiranën

Abissnet Superiore, Java 32:
Partizani – Kukësi 3-1 (Da Silva 25′ (pen), 58′, Atanaskoski 28’/ Gj. Taipi 9′ (pen)
Teuta – Tirana 2-1 (E. Vila 63′, L. Vila 71′ /Haxhiu 52′)

Është ndezur akoma më shumë gara në kampionat kur luhet java e 32-të e tij. Partizani – Kukësi dhe Teuta – Tirana ishin dy sfidat e radhës në program për ditën e sotme ku Partizani dhe Teuta ia dolën të fitonin me përmbysje përballë Kukësit e Tiranës.

Pjesë e parë e bardhë mes durrsakëve dhe kampionëve në fuqi në “Niko Dovana”, teksa në fraksionin e dytë është rezervuar spektakli. Bardheblutë festojnë të parët me Haxhiun, por mbemri Vila prishën festën e kryeqytetasve.

Ne fillim Emiliano e më pas Lorenco sollën përmbysjen e madhe të kësaj sfide dhe fitoren e durrsakëve që përkthehet në 3 pikë të rëndësishme për t’i qëndruar sa më larg zonës së akullt.

Ka karton të kuq edhe në këtë sfidë. Në radhët e bardhebluve e pësoi Behirtaçe që e mbylli sfidën 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Sakaq, Partizani zhyt në krizë totale verilindorët e Kukësit me fitoren bindëse në shifrat 3-1, fitore kjo që gjithashtu erdhi me përmbysje. Dy golat e parë u realizuan me penallti. E para për verilindorët që i besuan Gjelbrim Taipit dhe e dyta për të kuqtë që ia lanë në dorë Da Silvës.

Tre minuta pas rivendosjes së baraspeshës, Partizani realizon sërish, këtë radhë me Atanaskoskin për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Rikthehen me të njëjtin ritëm vendasit edhe në të dytën, teksa i treti i vërteti gol do të vijë nga këmbët e Da Silvës si për t’i vënë vulën kësaj fitoreje të rëndësishme për objektivin titull.

Sa i përket renditjes, Tirana vijon të udhëheqë 59 pikë, por tashmë me Partizanin vetëm 2 pikë larg saj. Kukësi gjendet i teti me 37 pikë, ndërsa Teuta e gjashta me 42 pikë, vetëm 1 larg Laçit e Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!