Haland rekord absolut, grushte në finale te skuadra e Muçit

Në garën për titull në Premier League, Mançester Siti nuk gaboi ndërsa mundi Uest Hemin 3-0 në Etihad, duke rimarrë majën e Premier League në të parën nga dy rikuperimet (e dyta është kundër Brajton).

-Megjithatë, lajmi më i madh është rekordi i Erling Haland. Ai ka shënuar golin parcial 2-0 në minutën e 70-të, me norvegjezin i cili shndërrohet si lojtari me më shumë gola në një sezon të vetëm në ligën angleze, duke arritur në 35 gola të realizuar.

-Joan Laporta ka përgatitur kontratën që Barcelona do t’i ofrojë Leo Mesit: një kontratë dyvjeçare me vlerë 50 milionë euro.

-Tifozët e PSG-së shkuan dhe protestuan te shtëpia e Nejmar për të kërkuar largimin e tij nga Parisi skuadër.

-Publikohen pamjet e rënda me betejë me grushte pas ndeshjes Legia Varshavë-Rakov për kupë. Në kampioant kryeson Rakov, në kupë fitoi Legia me penallti duke triumfuar në finale (në fushë Muçi por dhe Celhaka). Incidenti me përmasa të larta.

Video: Incidenti te Legia-Krakov, serbi Mladenoviç godet tre persona të Krakov.

Video: Protesta te shtëpia e Nejmar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!