Pesë javë nga fundi, fotografia e Superiores skanon skajet…

Fotografia e fundit e Superiores teksa me dy sfidat e sotme u mbyll java e 31-të, tregon qartë se skuadrat elitare janë të gjitha në garë. Natyrisht lufta për titullin kampion mbetet e hapur pasi me 5 javë deri në fund, si Tirana kryesuse ashtu dhe Partizani që ndjek me 5 pikë më pak, ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit (një derbi mes tyre për tu luajtur më 17 maj, java e 33-të).

Në fund, kjo javë duket se ka rënduar keq Kastriotin por dhe Bylisin që dolën pa pikë dhe mbajnë dy vendet e zonës së kuqe. Nuk përfiton Kukësi i cili vijon të ecë me hapa shumë të ngadaltë duke qëndruar te zona play out.

Po keq këto javë dhe Erzeni, me shijakasit të cilët kanë një pikë më shumë se verilindorët dhe një transfertë delikate në radhë si ajo e Laçit.

Betejë në vete lufta për europën nga kampionati. Me katër bileta në dispozicion (përfshirë dhe fituesen e Kupës), skuadra si Egnatia, Laçi dhe Vllaznia duket se luajnë për dy vende. E gjitha kjo duke marrë të mirëqenë biletat e sigurta të Tiranës dhe Partizanit apo versionet që vijnë pas titullit dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë.

Ndërkaq, java e 32-të Abissnet Superiore do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën e ardhëshme. Do të nisin Egnatia- Bylis (15:00) dhe Kastrioti- Vllaznia (15:00, në Elbasan) për të mbyllur të shtunën me sfidën e orës 18:00 Teuta- Tirana.

E diela ofron takimet Laçi-Erzeni (15:00) si dhe Partizani-Kukësi (18:00)./Sportiim.al/

Java e 32-të, 6 maj 2023

Egnatia- Bylis 15:00

Kastrioti- Vllaznia 15:00 (në Elbasan)

Teuta- Tirana. 18:00

Të dielën 7 maj 2013

Laçi-Erzeni 15:00

Partizani-Kukësi 18:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!