Tirana vuan me Kastriotin, Egnatia gjunjëzon Vllazninë
Abissnet Superiore, Java 31:
Vllaznia – Egnatia 0-4 (Mëllugja 23′, Duamena 54′, Fernando 77′, Xhekson 83′)
Tirana – Kastrioti 1-0 (Hila 90′)
Surpriza të tjera nga sfidat përmbyllëse të javës së 31-të Abissnet Superiore. Egnatia “pushton” Shkodrën dhe turpëron Vllazninë, ndërsa në Tirana – Kastrioti ndodh gjithçka në frymën e fundit.
Lojë spektakolare e rrogozhinasve në “Loro Boriçi” që triumfuan me 4 gola mjaft të bukur ndaj kuqebluve. E nisi Mëllugja me realizimin perfekt nga jashtë zone, teksa Duamena do të dyfishonte në pjesën e dytë me një fotokopje të golit në Kupë.
Vijon “show” rrogozhinas me shije braziliane dhuruar nga Fernando dhe Xhekson që vulosin fitoren madhështore të skuadrës së Tetovës në Shkodër. Triumf për rekord ky i sotmi i Egnatias ndaj një Vllaznie që nuk di të sillet përballë këtij ekipi të shndërruar në një makth për ta.
Kështu, Egnatia gozhdon vendin e tretë me 46 pikë, teksa shkodranëve po ju rrëshqet situata nga duart. Momentalisht, kuqeblutë renditen të pestët me 42 pikë.
Sakaq, edhe në “Elbasan Arena” beteja mes Tiranës dhe Kastriotit ishte e luftuar deri në fund. Shumë raste për skuadrat por asgjë deri në minutën e 90′-të kur bardheblutë ndryshuan gjithë rrjedhën e ngjarjeve.
Hila shënoi golin e fitores për kampionët në fuqi e menjëherë më pas situata doli jashtë kontrollit. Tension dhe përplasje në fushë me Karakaçin dhe Adolf Selmanin që u ndëshkuan me të kuq duke bërë që krutanët ta mbyllin me 9 lojtarë.
Kjo humbje ia vështirëson Kastriotit akoma më shumë qëndrimin në kategori, teksa për Tiranën diferenca prej 5 pikësh me Partizani duket komode./Sara Gjidiaj/