Kukësi nuk di të fitojë, Teuta e mban larg

Abissnet Superiore, Java 31:

Kukësi-Teuta 0-0

Barazim që nuk i shërben asnjërës nga skuadrat në përballjen Kukësi – Teuta. Xhiroja e 31-të për kuksianët dhe durrsakët nuk prodhoi gola, por vetëm nga 1 pikë pa vlerë për pozicionet e tyre në klasifikim.

Në të dyja frontet mungoi qartësia, dëshira dhe saktësia, sidomos përballë portës. Rastet për vendasit ishin më të pastra dhe më të shumta në numër, teksa kontrolli i topit gjatë lojës në kufijtë e baraspeshës.

As në shtatë minutat shtesë të akorduara në fund të takimit ekipet nuk mundën të bënin diçka ndryshe, edhe pse durrsakët me Oshafin regjistruan një shtyllë që i mohoi golin e avantazhit.

Pesë ndeshje pa fitore numërojnë verilindorët që renditen të tetët me 37 pikë, ndërsa Teuta që ka grumbulluar 2 më shumë ndodhet në vendin e gjashtë./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!