Fitojnë të mëdhatë, ndalon vetëm…Juve

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Një sërë sfidash europiane kanë mbërthyer vëmendjen e tifozëve ditën e sotme. Premier League tashmë kryesohet nga Mançester Siti pas fitores 1-2 ndaj Fullhem. Fitore minimale edhe për “Djajtë e Kuq” përballë Aston Vilës në shifrat 1-0.

Sakaq, e ndezur përballja direkte Liverpul – Totenhem ku gjithçka u vendos në minutën e katërt të shtesës ku “The Reds” siguruan 3 pikë për Europën.

Spanja solli katër sfida ku spikati Real Vajadolid – Atletiko Madrid. Madrilenët fituan 2-5 dhe rivalizojnë me Realin për vendin e dytë. Përballja e mbijetesës mes Espnajolit dhe Getafes foli për vendasit, teksa Vijareal mori një fitore të rëndësishme ndaj Celta Vigos.

Nuk mbetet pas as Serie A me Interin që surprizoi Lacion duke e mposhtur 3-1, Salernitanën që i mohoi festën e titullit kampion Napolit pasi e ndali në barazim dhe Juventusin që u mjaftua me 1 pikë ndaj Bolonjës.

Rikthehet në krye të klasifikimit Bajerni Mynihut në Bundesligë falë fitores 2-0 kundër Hertës së Berlinit, teksa PSG në Ligue 1 u tregua bujar me Lorient duke humbur 1-3 në takimin e sotëm.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Lids 4-1
Fullhem – Mançester Siti 1-2
Mançester Junajtid – Aston Vila 1-0
Njukasëll Junajtid – Sauthempton 3-1
Liverpul – Totenhem 4-3

La Liga:
Kadiz – Valencia 2-1
Vijareal – Celta Vigo 3-1
Espanjol – Getafe 1-0
Real Vajadolid – Atletiko Madrid 2-5

Serie A:
Inter – Lacio 3-1
Kremoneze – Verona 1-1
Napoli – Salernitana 1-1
Sasuolo – Empoli 2-1
Fiorentina – Sampdoria 5-0
Bolonja – Juventus 1-1

Bundesliga:
Bajern Mynih – Herta Berlin 2-0
Volfsburg – Mainz 3-0

Ligue 1:
Monako – Montpelje 0-4
Klermont – Reims 1-0
Renë – Anxhers 4-2
Trojes – Nicë 0-1
PSG – Lorient 1-3
Marsejë – Okser 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!