Tuluzë fiton Kupën e Francës, Real, Barça dhe Brajton, dëmtohet Kumbulla

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Gara sa vjen e bëhet më e ethshme në kampionatet elitare të kontinentit europian, teksa fundi sa vjen e afrohet.

Tre takime në Premier League dhe plot 16 gola. Brajton shkatërroi Uolves në shifrat 6-0, ndërsa Brentford nuk lejoi Notinghemin t’i shmangej rrezikut. Mes spektaklit të golave edhe Kristal Palasë mposhti Uest Hemin që nuk gjen shpëtim.

Sakaq, dita e fitoreve me 4 gola në Spanjë. Real Madrid trumfoi 4-2 ndaj Almerias me 3-golëshin e Benzema, Elçe befasoi Rajo Vajekanon po me 4 gola, teksa dhe Barcelona realizoi 4 herë ndaj Betis duke marshuar e qetë drejt titullit.

Përballje mjaft interesante nga Serie A me Roma – Milan që tërhoqi vëmendjen. Asgjë nuk ndodhi brenda 90 minutave, por shtesa kishte rezervuar 2 gola. Abraham në minutën e katërt shtesë kaloi kryeqytetasit në avantazh dhe brenda 3 minutash Salemakers riktheu baraspeshën. Balancë totale mes skuadrave në rezultatin e sotëm dhe pikët e klasifikimit.

Ndërkaq, takimi i mbrëmjes Torino – Atalanta u mbyll me fitoren minimale të bergamaskëve të vendosur në minutat e fundit të kohës së rregullt. Zikaltërit e riprekin zonën e Europës dhe kanë të gjitha mundësitë për të tentuar akoma më lart.

Bundesliga gjermane ndërkohë zhvillon xhiron e saj të 30-të. Union Berlin nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Bajer Leverkusen, teksa Shtutgart e Shalke rikthehen në lojë pas fitoreve ndaj Gladbah dhe Verder Bremen.

Sakaq, në Francë përveç kampionatit ku Lilë mposhti pastër Azhaksion, u zhvillua dhe finalja e Kupës. Tuluzë ngriti për herë të dytë trofeun e këtij kompeticioni pas fitores në shifrat 1-5 ndaj Nantë.

Rezultatet:

Premier League:
Kristal Palasë – Uest Hem 4-3
Brentford – Notinghem Forest 2-1
Brajton – Uolves 6-0

La Liga:
Elçe – Rajo Vajekano 4-0
Real Madrid – Almeria 4-2
Barcelona – Real Betis 4-0

Serie A:
Roma – Milan 1-1
Torino – Atalanta 1-2

Bundesliga:
Eintraht Frankfurt – Augsburg 1-1
Këln – Frajburg 0-1
Lajpcig – Hofenhaim 1-0
Union Berlin – Bajer Leverkusen 0-0
Shtutgart – Borusia Gladbah 2-1
Shalke – Verder Bremen 2-1

Ligue 1:
Lilë – Azhaksio 3-0

Kupa e Francës:
Nantë – Tuluzë 1-5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!