Vjen zyrtarizimi, Mota trajner i Juventus
Më në fund është zyrtare: Tiago Mota ish trajneri i Bolonjës bëhët tekniku i ri i Juventusit. Klubi i bardhezi njoftoi punësimin e trajnerit italo-brazilian me kontratë deri në vitin 2027:
“Jam shumë i lumtur që filloj një eksperiencë të re në krye të një klubi të madh si Juventus. Falënderoj pronarët dhe drejtuesit, të cilëve u siguroj të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t’i bërë tifozët të lumtur”.
Komunikata e Juves:
“Është zyrtare: trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Thiago Motta. Trajneri italo-brazilian ka nënshkruar një marrëveshje me Juventusin deri më 30 qershor 2027.
Dyzet e dy vjeçari, Thiago Motta filloi karrierën e tij si trajner në 2018 – duke u nisur nga ekipi i të rinjve të Paris Saint Germain, ekipi me të cilin ai kishte përfunduar aventurën e tij të lojës disa muaj më parë; në Itali ai mbërriti në pankinën e Genoas në vitin 2019 dhe më pas drejtoi Spezian dhe Bolonjan, skuadrën në të cilën në dy vitet e fundit ai arriti të shfrytëzonte sa më shumë nga idetë e tij të lojës dhe me të cilën arriti një kualifikim historik në Champions League. “.