Departmenti i Garave në FSHF, zbardh kalendarin e plotë sezonal

Është përcaktuar tashmë kalendari i ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore” dhe Kupa e Shqipërisë deri në fund të sezonit 2022/2023.

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet për javët e mbetura të kampionatit ashtu si edhe për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në datat 6 dhe 7 maj, ndërsa në datën 10 maj do të luhen dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen të gjitha me datë 17 maj me katër sfida që do nisin njëkohësisht në orën 15:30 ndërsa derbi Tirana-Partizani do të startojë në orën 18:30.

Ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, respektivisht në datat 21 maj, 25 maj dhe 29 maj. Ndërsa edicioni futbollistik 2022/2023 do të kulmojë me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me datat dhe oraret e javëve të mbetura të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë:

Abissnet Superiore / Java 32

NrNdeshjaDataOraVendi
1Egnatia-Bylis06.05.202315:00Rrogozhinë
2Laçi-Erzeni07.05.202315:00Laç
3Partizani-Kukësi07.05.202318:00Tiranë
4Teuta-Tirana06.05.202318:00Durrës
5Kastrioti-Vllaznia06.05.202315:00Elbasan

Kupa e Shqipërisë / Turi gjysmëfinal

NrNdeshjaDataOraVendi
1Teuta-Tirana10.05.202318:00Durrës
2Egnatia-Vllaznia10.05.202315:00Rrogozhinë

Abissnet Superiore / Java 33

NrNdeshjaDataOraVendi
1Tirana-Partizani17.05.202318:30Tiranë
2Kukesi-Laci17.05.202315:30Kukës
3Erzeni-Bylis17.05.202315:30Durrës
4Vllaznia-Teuta17.05.202315:30Shkodër
5Kastrioti-Egnatia17.05.202315:30Elbasan

Abissnet Superiore / Java 34

NrNdeshjaDataOraVendi
1Egnatia-Erzeni21.05.202317:00Rrogozhinë
2Bylis-Kukësi21.05.202317:00Ballsh
3Laçi-Tirana21.05.202317:00Laç
4Partizani-Vllaznia21.05.202317:00Tiranë
5Teuta-Kastrioti21.05.202317:00Durrës

Abissnet Superiore / Java 35

NrNdeshjaDataOraVendi
1Kastrioti-Partizani25.05.202317:00Elbasan
2Vllaznia-Laçi25.05.202317:00Shkodër
3Tirana-Bylis25.05.202317:00Për t’u përcaktuar
4Kukësi-Erzeni25.05.202317:00Kukësi
5Teuta-Egnatia25.05.202317:00Durrës

Abissnet Superiore / Java 36

NrNdeshjaDataOraVendi
1Egnatia-Kukësi29.05.202317:00Rrogozhinë
2Erzeni-Tirana29.05.202317:00Durrës
3Bylis-Vllaznia29.05.202317:00Ballsh
4Laçi-Kastrioti29.05.202317:00Laç
5Partizani-Teuta29.05.202317:00Tiranë

Finalja e Kupës së Shqipërisë / Datë 01.06.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!