Bylis fundos Kastriotin dhe futet në valle për qëndrim

Abissnet Superiore, Java 28:
Kastrioti – Bylis 0-2 (Kaçorri 17′, Santos 37′ pen)

Ndeshja e prapambetur e javës së 28-të Abissnet Superiore midis Kastriotit dhe Bylisit u zhvillua ditën e sotme në “Elbasan Arena”. Fitorja shkoi për ballshiotët, teksa krutanët prekin fundin.

Sfida nisi me malore për Kastriotin i cili u detyrua të luante me një lojtar më pak që prej minutës së shtatë. Kodra u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Zguros.

Përfitojnë miqtë nga ndëshkimi i krutanëve dhe gjejnë golin e parë me Kaçorrin në minutën e 17′-të teksa për dyfishimin do të firmosë Santos nga 11 metra distancë.

Gjithçka vendoset gjatë pjesës së parë me sfidën që mbyllet me fitoren e Bylisit. Pavarësisht se në disavantazh numerik, Kastrioti nuk lejoi diferenca të dukshme në fushën e lojës edhe pse krutanët e patën të pamundur të realizonin.

Me këtë përballje direkte të fituar Bylis shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e nëntë, ndërsa për skuadrën e Çelës vendi i fundit është kthyer tashmë në normalitet, por situata ndërlikohet akoma më shumë pas kësaj humbjeje. Distanca ka shkuar në pesë pikë ndërmjet tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!