Fundjava e Superiores dhe së Parës, kalendari

Klubi rrogozhinas ka apeluar vendimin për të mos luajtur në shtëpi. Nëse mbetet në fuqi vendimi i Disiplinës, obsionet për të pritur Laçin shihen ‘Elbasan Arena” ose “Kompleksi Partizani”

Abissnet Superiore ka hyrë në fazë vendimtare. Me ndeshjen e prapambetur Kastrioti- Bylis (sot në 15:00 java e 28) në Elbasan Arena’, konfigurimi i skuadrave të ‘Top 10’ do mund të japë më shumë qartësi.

Ndërkaq java e 30-të do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Me Egnatia-Laçi e cila nga çasti në çast pritet të zyrtarizohet fusha (Egnatia është dëbuar nga impianti prej Disiplinës dhe luan pa tifozë), nisin zyrtarisht takimet e kësaj jave e cila po të shtunën sheh në fushë duelet Teuta- Erzeni dhe Vllaznia- Tirana.

Dy takimet e mbetura i takojnë ditës së diel.

Sakaq të dielën Kategoria e Parë luan javën e 24-ët të saj.

Kalendari i javës në Superiore dhe inferiore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!