Juve fiton me vuajtje, në ‘Old Trafford’ ka dramë
Mançester Junajtid e pëson në fund, Fejnord ‘hakmerret’ ndaj Romës për finalen e Tiranës
Pas Champions League, edhe Europa League startoi sot me ndeshjet e para çerekfinaliste ku zbritën në fushë ekipe si Roma, Juventus dhe Mançester Junajtid.
Finalja e kaluar e Conference League u përsërit në një nga çerekfinalet e Europa League, Fejnord – Roma. Ishin holandezët ata që triumfuan këtë radhë në shifrat 1-0 edhe pse ka ende 90 minuta për t’u luajtur.
Vifer ishte heroi i kësaj sfide për Fejnordin teksa Pelegrini u shndërrua në antagonist për italianët me një 11-metërsh të shpërdoruar.
Mjaft interesante edhe përballja Mançester Junajtid – Sevilja e cila u mbyll në barazim 2-2 të vendosur në minutat shtesë. Dy gola të shpejtë të Sabitzer në pjesën e parë dhe Navas që rizgjoi shpresat te spanjollët thuajse në fund të takimit. Në shtesë vjen dhe dhurata e Meguajër që vendos baraspeshën. Llogaritë mbeten për t’u mbyllur në kthim.
Sakaq, bardhezinjtë e Juventusit ia dolën të fitonin 1 nga 2 provat përballë Sportingut falë Gatit që realizoi në minutën e 73′-të, ndërsa barazimi tjetër erdhi nga sfida Bajer Leverkusen – St. Xhilozë që përfundoi në shifrat 1-1.
Rezultatet e ndeshjeve të vajtjes:
Fejnord – Roma 1-0
Bajer Leverkusen – Union St.Xhilozë 1-1
Juventus – Sporting Lisbonë 1-0
Mançester Junajtid – Sevilja 2-2