Sot/ Ligat elitare europiane dhe derbi i Gllasgout

Kampionatet kryesore të Europës janë futur në fazë përmbyllëse. Në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë edhe pse javët ecin, askush nuk ka konkretizuar me verdiktet finale. Edhe pse Napoli në Itali dukshëm ka zgjatur duart te titulli i tretë në histori. Sikundër dhe Barcelona në Spanjë.

Sidoqoftë, në këto liga sot do të luhen ndeshje të shumta.

Premier League do të nisë Mançester Junajtid-Everton (13:30) dhe do të mbyllë Sauthempton- Siti (18:30).

Në rivalitetin e titullit në Bundesligë si Bajerni ashtu dhe Dortmundi të imponuara me dy skuadra befasuese të këtij edicioni dhe që pozicionohen në vendet e zonës Champions. Bavarazët e Tuhel, vizitojnë Frajburgun e vendit të katërt, teksa Dortmund pret Union Berlin (i treti).

Serie A nis me takimin Udineze- Monza në 12:30 dhe mbyllet me supersfidën e ‘Olimpico’-s ndërmjet Lacios dhe Juventus.

La Liga, spikat takimi i orës 21:00 mes Realit dhe Vijarealit.

PSG në Ligue 1 ka një transfertë të vështirë në 21:00. E pret Nica e cila në katër javë ka marrë 4 barazime dhe mendon europën.

Ndërkohë pas derbit të madh Portugalisë dje, Benfika- Porto (1-2) një tjetër derbi i madh i kontinentit zhvillohet sot në orën 13:30. Ai i takon Skocisë teksa në Gllasgou, Selltik takohet me Rejnxhers./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!