Mesi, pritet largimi nga PSG

Francezja RMC Sport ka shkruar sot se Lionel Mesi do të largohet këtë verë nga PSG.

Futbollisti argjentinas kampion botë me kombëtaren Albiceleste në ‘Katar 2022’ nuk po kalon në një moment të mirë te parisienët e Galtier dhe duket se palët kanë vendosur të ndajnë pashmangshmërisht rrugët mes tyre.

Sipas RMC, te PSG nuk ka vend për të tre lojtarë të mëdhenj si Mesi, Mbape dhe Nejmar dhe si rrjedhojë argjentinasi do të jetë ai që do të largohet.

Në fakt, ka disa ditë që ‘Pleshti’ po kërkohet në Arabi Saudite por dhe skuadra të tjera janë në garë për të patur sherbimet e 7 herë ‘Topit të Artë’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!