Racizmi/ Galtier rrezikon 3 vite burg

Skandali me trajnerin e PSG-së ose siç etiketohet këto ditë si ‘Rasti Galtier’ është larg të qenit i arkivuar.

Trajneri i lindur në Marsejë, përfundoi në stuhi akuzash për racizëm javën e kaluar pas raportimëve të një gazetari të RMC Sport.

Ai kishte zbuluar përmbajtjen e e-mailit të dërguar nga Julien Fournier drejtuar drejtuesve të klubit të Nice, në të cilin ish-drejtori sportiv fliste për disa komente raciste nga Galtier teksa drejtonte Nicën

Sipas asaj që u raportua, tekniku aktual i PSG, nuk do të kishte dashur kaq shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër. Fraza që padyshim ndezën opinionin publik dhe nëse vërtetohen, mund t’i kushtojnë shtrenjtë trajnerit i cili rrezikon tre vite burg dhe 45 mijë euro gjobë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!