Sevilja shkarkon Sampaolin

Horge Sampaoli nuk është më trajner i Seviljes. Trajneri argjentinas, në mandatin e tij të dytë me andaluzianët, nuk ka mundur të përmirësojë situatën e skuadrës që nga rikthimi.
Humbja në kampionat ndaj Getafes ishte fatale. 63-vjeçari Sampaoli zëvendësoi Julen Lopetegui në tetor 2022 dhe në 31 ndeshje të luajtura ai fitoi 13, barazoi 6 dhe humbi 12.
Ndërsa është ende në garën në Europa League, Sevilja e gjen veten vetëm dy pikë mbi zonën e rënies. Klubi njofton se po punohet për zyrtarizimin e trajnerit të ri që ditën e sotme në mënyrë që ai të drejtojë stërvitjen sot në orën 18.00.