Klasikja e Kupës i shkon Barcelonës

Kupa e Mbretit:
Real Madrid – Barcelona 0-1
(Militao 26′ AG)

Klasikja spanjolle Real Madrid – Barcelona e 152 në radhë, ishte gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Mbretit që u luajt këtë mbrëmje. Në “Santiago Bernabeu”, volumin e lojës e krijuan madrilenët, por golin e gjetën vetëm katalanasit.

Kampionët në fuqi të Spanjës e nisën më mirë sfidën. Vendasit ishin më të qartë e më kërkues në lojën e tyre por një autogol i Militaos në minutën e 26′-të i dha rrjedhë tjetër sfidës.

Barcelona kaloi në avantazh falë një dhurate të madrilenëve dhe arriti të ruante deri në fund fitoren. Sakaq, rastet nuk munguan për madrilenët, të cilët përveç një goli të konsideruar të parregullt në minutat e para, nuk mundën të depërtonin në rrjetën e Ter Shtegen pavarësisht sulmeve të vrullshme.

Katalanasit shkojnë me një plus të madh në sfidën e “Camp Nou-t” edhe pse kjo fitore minimale nuk i jep sigurinë e duhur kuqebluve, pasi përballë kanë Realin e dalluar për përmbysjeve. Gjithçka mbetet për t’u parë në të kthimit por e sigurtë do të jetë spektakli ./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!