Koeman kthehet të flasë për Barçën: Laporta nuk pati besim

Trajneri aktual i Holandës Ronald Koeman, me të kaluar si teknik te Barcelona, ka dhënë një intervistë për Relevo, duke u kthyer për të folur për lamtumirën e Mesit me katalanasit por të vetë holandezit:
Koeman kujton:
“Laporta më tha: “Nesër do të rinovojmë me Mesin”. Të nesërmen më thirri dhe në vend të kësaj më tha: “E shoh të komplikuar ndërsa në mbrëmje u largua”.
U trajtuan shumë tema, si ajo që ka të bëjë me shkarkimin e tij dhe debutimin e Pedrit: “Kur një president shfaq dyshime ndaj teje, është problem. Kishte shumë gjëra kundër tij, si situata ekonomike e klubit, zgjedhjet, COVID19, lamtumirat e Mesit dhe Grizmanit…
Sa i përket të rinjve, Pedri është i pari që i kam dhënë debutimin, nuk e kam njohur mirë dhe kjo është ajo që më ka befasuar më shumë sepse që nga dita e parë ai ishte në një nivel mbi moshën e tij”./Sportiim.al/