Tirana eviton humbjen, Bylis mbetet po aty…

Abissnet Superiore, Java 26:
Bylis – Tirana 1-1 (Eskuerdinja 65’/ Damçevski 90′ ag)

Nis me surpriza java e 26-të e Abissnet Superiore. Në “Adush Muça” të Ballshit kryesuesit e kampionatit u ndalën në barazim nga ekipi vendas i Bylisit në shifrat 1-1.

Ballshiotët u shfaqën kërkues që në start, teksa diferencat mes skuadrave nuk ishin të mëdha, edhe pse në klasifikim pozicionet e tyre flasin ndryshe.

Në fillim të aktit të dytë, bardheblutë gjejnë rrjetën me anë të Lushkjes, por VAR identifikon pozicionin jashtë loje duke zhvlerësuar golin.

Në të 65′-ën minutë, janë ballshiotët ata që realizojnë mjaft bukur me anë të Eskuerdinjës duke kaluar në avantazh pas disa përpjekjesh.

Provojnë të reagojnë kryeqytetasit por dëshira nuk mjafton për thyer vendasit që në këtë takim ishin në lartësinë e duhur. Vetëm në minutën e 90′-të Teqja do të dorëzohet përballë Damçevskit që shënon në portën e tij duke bërë që të rivendoset baraspesha dhe të mbetet e tillë deri në fund.

Kështu, kryesuesit e klasifikimit janë ndalur nga Bylisi që për mënyrën si shkoi takimi duket se ka humbur një 2-pikësh shumë të rëndësishëm në garën për mbijetesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!