Ndalet Skënderbeu, Korabi tri pikë…

sportiim2

Kategoria e Parë, Java 20: Luzi 2008 – Besa 2-2 Turbina – Lushnja 1-1 Korabi – Tërbuni 1-0 Besëlidhja – Skënderbeu 0-0 Tomori – Burreli 1-0

Ka startuar java e 20-të e Kategorisë së Parë me pesë sfida të zhvilluara ditën e sotme. Barazim mes katër golash në përballjen Luzi 2008 – Besa. Vendasit fiksuan baraspeshën në limite duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë në këtë derbi rajonal.

Mes tensionit, Korabi kaloi Tërbunin falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Beshiraj gjatë pjesës së dytë. Dibranët ngjiten të katërtët me 32 pikë duke rivalizuar me Dinamon e Flamurtarin që luajnë përballjen direkte të hënën.

Barazim pa gola në Lezhë mes dy ekstremeve, Besëlidhjes dhe Skënderbeut. Korçarët ruajnë ende kreun e klasifikimit, ndërsa lezhjanëve nuk ju mjafton 1 pikë për të braktisur vendin e fundit.

Sakaq, Turbina arriti të barazonte në fund të sfidës duke i rrëmbyer një pikë Lushnjës, ndërsa beratasve të Tomorit i mjaftoi një gol për të siguruar fitoren ndaj Burrelit.

?>