Atletiko shfryn mbi Valencian, Milan mbetet në klasë

Lumë golash dhe barazimesh sollën skuadrat europiane këtë fundjavë. Luhatjet e Çelsit nuk kanë fund teksa “Blutë e Londrës” nuk kalojnë dot Evertonin. Gjithçka u mbyll në shifrat 2-2 me londinezët që e lanë fitoren t’u shpëtonte nga duart në limite të sfidës.
Barazim mes spektaklit edhe për Sauthemptonin dhe Totenhemin. Një penallti në shtesë për “Shenjtorët” fiksoi shifrat në 3-3 për një pikë që duket se nuk i shërben asnjërës skuadër.
Mançester Siti ndërkohë siguroi kualifikimin në Kupën e Anglisë përballë Bërnlit. Rezultat tenistik me Haland të pandalshëm që realizon tripletë dhe Alvarez e Palmer që kontribuojnë për të kapur numrin 6 të golave.
Nuk ka fitues në Almeria – Kadiz dhe Rajo Vajekano – Xhirona për javën e 26-të të La Liga-s spanjolle, ndërsa Celta Vigo dhe Atletiko Madrid kaluan pa probleme Espanjolin dhe Valencian. E diela e gjitha për “El Clasico-n”.
Dy barazime vijnë edhe nga kampionati italian në përballjet Monza – Kremoneze dhe Salernitana – Bolonja. Sakaq, Udineze nuk fal Milanin në mbrëmje edhe pse në disavntazh numerik përballë kuqezinjve.
Në Bundesligën gjermane Lajpcig u surprizua nga Bohum ndërsa Borusia Dortmund vendoset sërish në krye të klasifikimit pas triumfit të thellë 6-1 ndaj Këln.
Ligue 1 erdhi me dy takime për llogari të javës së 28-të. Lilë kapërcen Tuluzë në shifrat 0-2, teksa Lens mposht pastër Anxhers me rezultatin 3-0.
Rezultatet:
Premier League:
Aston Vila – Burnemuth 3-0
Brentford – Leiçester 1-1
Sauthempton – Totenhem 3-3
Uolves – Lids 2-4
Çelsi – Everton 2-2
Kupa e Anglisë:
Mançester Siti – Bërnli 6-0
La Liga:
Almeria – Kadiz 1-1
Rajo Vajekano – Xhirona 2-2
Espanjol – Celta Vigo 1-3
Atletiko Madrid – Valencia 3-0
Serie A:
Monza – Kremoneze 1-1
Salernitana – Bolonja 2-2
Udineze – Milan 3-1
Bundesliga:
Augsburg – Shalke 1-1
Bohum – Lajpcig 1-0
Hofenhaim – Herta Berlin 3-1
Shtutgart – Volfsburg 0-1
Borusia Dortmund – Këln 6-1
Ligue 1:
Tuluzë – Lilë 0-2
Lens – Anxhers 3-0/Sara Gjidiaj/