Napoli prek titullin e tretë, Bajerni bie sërish, Arsenal ka…Xhakën

Janë mbyllur shumë prej sfidave të planifikuara për këtë të dielë. Kampionati anglez zhvilloi vetëm një përballje, atë mes Arsenalit dhe Kristal Palasë. “Topçinjtë” fituan 4-1 duke vijuar marshimin përpara. Nuk mungoi as goli i Xhakës në këtë takim.

Skuadrat e tjera angleze zbritën në fushë për Kupën e Anglisë. Mançester Junajtid siguroi kualifikimin përballë Fullhamit falë triumfit 3-1, ndërsa në gjysmëfinale shkojnë edhe Shefelld Junajtid dhe Brajton.

Në sfidat e La Liga-s, Real Betis kaloi Majorkën e Muriqit, Vijareal mposhti Osasunën dhe Real Sociedad nuk llogariti Elçen. Getafe mori 3 pikë përballë Seviljas, ndërsa në 21:00 e gjithë skena për klasiken spanjolle, Barcelona – Real Madrid.

Serie A solli derbin e kryeqytetit, Lacio – Roma. “Shqiponjat” fituan falë golit të Xakanjit në minutën e 65′-të, teksa Roma u gjend në disavantazh numerik që prej pjesës së parë.

Një gol i anuluar gjithashtu për Romën me sfidën që nuk mund të mbyllej edhe pa 2 kartona të kuq, nga një për secilën skuadër. Marusiç dhe Kristante ishin dy të ndëshkuarit e radhës.

Lacio merr vendin e dytë në renditje, teksa Napoli kryesues është i padiskutueshëm dhe me fitoren e thellë ndaj Torinos ditën e sotme. Me tre pikë në duar dolën edhe Fiorentina e Sampdoria, por spektakli i vërtetë nis pas pak me Juventus – Inter.

Sakaq, Bajerni i Mynihut në Bundesligë,dorëzoi kreun e klasifikimit pas humbjes përballë Bajer Leverkusen. Dy penallti ndëshkuan bavarezët në këtë përballje, teksa humbje pësuan dhe kampionët në fuqi të Francës në sfidën ndaj Renë.

Rezultatet:

Premier League:
Arsenal – Kristal Palasë 4-1

Kupa e Anglisë:
Mançester Junajtid – Fullham 3-1
Shefelld Junajtid – Bllekbërn Rovërs 3-2
Brajton – Grimsbi 5-0

La Liga:
Real Betis – Majorka 1-0
Osasuna – Vijareal 0-3
Real Sociedad – Elçe 2-0
Getafe – Sevilja 2-0
Barcelona – Real Madrid 21:00

Serie A:
Sampdoria – Verona 3-1
Fiorentina – Leçe 1-0
Torino – Napoli 0-4
Lacio – Roma 1-0
Inter – Juventus 20:45

Bundesliga:
Union Berlin – Eintraht Frankfurt 2-0
Bajer Leverkusen – Bajern Mynih 2-1
Mainz – Frajburg 0-0 (në kohë reale)

Ligue 1:
Azhaksio – Monako 0-2
Montpelje – Klermont 2-1
Nisë – Lorient 1-1
Strasburg – Auxerre 2-0
Trojes – Brest 2-2
PSG – Renë 0-2
Reims – Marsejë 20-45/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!