Barça kalon në Bilbao, Arsenal i sigurtë, Roma ngec në ‘Olimpico’

Panorama e kampionateve më të rëndësishme europiane sa vjen e kristalizohet. Premier League vijon të udhëhiqet nga Arsenal që nuk di të ndalet dhe përballë Fullhemit shënoi 3 gola për 3 pikë.

Mançester Junajtid nuk e ka kaluar tronditjen e Liverpulit teksa ndalet në shtëpi nga Sauthemptoni i vendit të fundit. Barazim pa gola në një sfidë ku gjithçka nisi keq për “Djajtë e Kuq” të mbetur me 11 lojtarë që në minutën e 34′-të pas ndëshkimit të Kazemiros.

La Liga, Barcelona vijon marshimin pas fitores ndaj Atletik Bilbaos. Katalanasit ruajnë diferencën prej 9 pikësh me madrilenët e vendit të dytë. Në sfidat e tjera u regjistruan 2 barazime, ai midis Majorkës dhe Real Sociedadid, si dhe ai i Vijareal – Real Betis. Sevilja i largohet disi rrezikut me 3-pikëshin që i rrëmbeu Almerisë.

Sakaq, Roma zhgënjeu ditën e sotme në Serie A. Kryeqytetasit u mposhtën 3-4 nga Sasuolo me Kumbullën që u ndëshkua me të kuq në shtesën e pjesës së parë. Nga ana tjetër, Juventus mposhti Sampdorian në shifrat 4-2 me të pestë golat e shënuar brenda 21 minutash.

Bundesligën gjermane Union Berlin duket se e ka humbur busullën e rezultateve pozitive, ndërsa në kampionatin francez Marsejë – Strasburg u mbyll në barazim 2-2 duke lënë të qetë kryesuesit e PSG-së.

Rezultatet:

Premier League:
Fullhem – Arsenal 0-3
Mançester Junajtid – Sauthempton 0-0
Uest Hem – Asron Vila 1-1
Njukastëll Junajtid – Uolves 2-1

La Liga:
Majorka – Real Sociedad 1-1
Sevilja – Almeria 2-1
Vijareal – Real Betis 1-1
Atletik Bilbao – Barcelona 0-1

Serie A:
Leçe – Torino 0-2
Kremoneze – Fiorentina 0-2
Verona – Monza 1-1
Roma – Sasuolo 3-4
Juventus – Sampdoria 4-2

Bundesliga:
Frajburg – Hifenhaim 2-1
Verder Bremen – Bajer Leverkusen 2-3
Volfsburg – Union Berlin 1-1

Ligue 1:
Klermont – Lens 0-4
Azhaksio – Montpelje 0-1
Anxhers – Tuluzë 0-2
Lorient – Trojes 2-0
Nantë – Nisë 2-2
Monako – Reims 0-1
Marsejë – Strasburg 2-2/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!