Superiorja luan javën e fundit para…pushimit

Pas ndeshjeve të javës së 26-të Abissnet Superiore e cila nis nesër dhe mbyllet të dielën, elita e futbollit shqiptar do duhet të ndalë për dy javë.

Ndeshja e parë kualifikuese e Kombëtares kuqezi për ‘Euro 2024’ me Poloninë në 27 mars në “Stadion Narodowy” të Varshavës, ka ndezur ciklin e ri drejt një eventi të madh europian.

Sidoqoftë, Superiorja duket se ka hyrë në momentin vendimtar ndërsa si në krye ashtu dhe në fund, beteja për objektivë javorë në sherbim të atij sezonal, pritet të riciklojnë vendosje të reja në klasifikimin aktual.

Tirana kryesuese do të vizitojë nesër Ballshin (i 9-ti) aty ku ekstremet e tabelës do të kërkojnë me insistim pikët maksimale. Po ashtu nesër, në “Niko Dovana”, Erzeni pret Kukësin me të dyja skuadrat që kanë uri për pikë.

E diela ofron tri takimet e fundit të kësaj jave. Në fakt, duelet e kësaj dite i ngajnë derbeve të nxehta pasi si Laçi- Vllaznia, Egnatia- Teuta ashtu dhe Partizani- Kastrioti falë afersisë gjeografike por dhe të shkuarës mes tyre japin idenë se i ngajnë finaleve të forta.

Java e 26:

Të shtunën:

Bylis- Tirana 14:00

Erzeni- Kukësi 17:00

Të dielën:

Laçi- Vllaznia 13:00

Egnatia- Teuta 13:00

Partizani- Kastrioti 16:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!