Shorti/ Siti- Bajern përballë, Milan takon Napolin

Duelet për fazën e biletës gjysmëfinale dolën nga duart e Hamit Altintop dhe Patrik Klaivert.
Në Nion të Zvicrës u gogëluan çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, teksa 8 skuadrat e mbetura në garë mësuan kundërshtarët e tyre.
Kampioni në fuqi Real Madrid do të përballet me Çelsin e Londrës, ndërsa finalja e madhe e këtij raundi i përket çiftit Siti- Bajern Mynih.
Milan- Napoli dueli italian në europë ndërsa Inter u shortua me Benfikën.
Shorti i Ligës së Kampionëve për 1/4-at:
Real Madrid – Çelsi
Inter – Benfika
Mançester Siti- Bajern Mynih
Milan – Napoli
Si funksionon shorti? Ja skema e UEFA-s sipas pozicionëve dalë sot:
Sfida 1: Real Madrid vs Çelsi
Sfida 2: Benfika vs Inter
Ndeshja 3: Siti vs Bajern
Sfida 4: Milan vs Napoli
GJYSMËFINALET
Sfida 4 vs Sfida 2
Sfida 1 vs Sfida 3
DATA
Sot në mbrëmje do të bëhen të ditura oraret e ndeshjeve të çifteve të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Çerekfinalet: ndeshja e parë 11-12 prill, ndeshja e dytë 18-19 prill.
Gjysmëfinalet: ndeshja e parë 9-10 maj, ndeshja e kthimit 16-17 maj.
Finalja: 10 qershor në Stamboll
Përjashtimi nga situata e skuadrave milaneze:
I vetmi kusht që ndryshoi rezultatin e shortit kishte të bënte me qytetin e Milanos. Në fakt, rregullorja e UEFA-s thotë se dy ndeshje të Champions League nuk mund të luhen në të njëjtin stadium brenda 24 orëve.
Kjo ka bërë që Inter të ndryshojë radhën e ndeshjes me portugezët që të luajë ndeshjen e dytë me Benfikën në “San Siro'”.