Dy sfida mbyllin aktin e 25-të, Vllaznia-Partizani finale për …

Vllaznia-Partizani dhe Tirana-Laçi janë dy sfidat e mëdha të javës së 25-të Abissnet Superiore.

Në “Loro Boriçi” superdueli mes kuqebluve dhe të kuqëve teksa pritet një numër i shtuar në tribuna, pritet të jetë finale e madhe për atë që konsiderohet si betejë për titullin kampion.

Shkodranët vijnë problemeve të lindura mes anësorit Latifi dhe vetë klubit por dhe disa dilemave që ka tekniku Josa sa i takon zgjedhjeve të formacionin startues. Në anen tjetër Partizani me moralin e lartë ndërsa vjen pas asaj performance spektakolare javën e kaluar të fituar 2-0 në derbi me Tiranën.

Mba dhe Matondo kanë mbajtur deri në fund të dyzuar në zgjedhje teknikun Kolela. Me statusin e kryesuesit të kuqtë ebkanë të ndaluar humbjen. Kjo sfidë i është besuar arbitrit durrsak Florian Lata.

Në “Elbasan Arena”, Tirana e cfilitur në dy javë teksa ka humbur me Teutën dhe Partizanin do të takohet me Laçin. Edhe kurbinasit me trajektore dëshpëruese.

Tri humbje radhazi në shtëpi kanë rënduar së tepermi situataën në fund të tabelës. Nëse bardheblutë falë pikëve të mbledhura janë ende në krye (bashkëkryesojnë me Partizanin me nga 40 pikë), bardhezinjtë e kanë detyrim të zgjohen.

Patrik Robson dhe Najdovski mungesat e mëdha të Shehit ndësa te Laçi, kontigjenti i plotë. Edhe pse Ziko dje ka ndier dhimbje. Të dyja takimet i bashkon ora 17:00 teksa vetëm pas tyre do shihet rikompozimi i ri i tabelës së renditjes. Kjo ndeshje gjykohet nga Kridens Meta.

Java e 25, Abissnet Superiore:

17:00
Vllaznia-Partizani
Tirana-Laçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!