Duro prezantohet te Struga

Pas shkarkimit nga Egnatia, trajneri i njohur shqiptar Shpëtim Duro, ka kaluar kufinjtë shtetërorë për të drejtuar Strugën në Maqedoni të Veriut.
Klubi ka konfirmuar në rrjete se ish trajneri i shumë ekipeve në Shqipëri e jashtë saj, ka firmosur deri në fund të sezonit të ardhshëm me skuadrën strugane.
FC Struga shkruan:
“Shpëtim Duro, trajneri i ri i ekipit. Të mërkurën (01.03.2023), patëm nderin të mirëpresim profesorin Shpëtim Duro, në detyrën e tij të re si trajner i ekipit të FC Struga. E prezantuam me ambientet, infrastrukturën, lojtarët, stafin teknik dhe kryesinë e klubit, duke u munduar t’ja bëjmë sa më të lehtë fillimin me misionin e tij të ri.
Duro u shpreh i kënaqur me potencialin njerëzor dhe sportiv të klubit. Duro ka një karrierë të gjatë me klube ku ka drejtuar, KF Partizani , Vllazninë, Skënderbeun e Korçës, Shkëndijën etj. Bashkëpunimi ynë me të është kontraktuar deri në fund të sezonit 2023-2024.Në bankinën e stafit teknik si asistent i prof. Shpëtim Duros do të rikthehet trajneri Meriton Gega.”
