Junajtid eleminon Barçën, Union heq qafe Ajaksin, Juve detyrën

Barcelona pasi u elemniua nga Champions del jashtë edhe nga Europa League. Ajaks dështon në Berlin, Roma fiton biletën …
Europa League ka dhënë këtë mbrëmje verdiktet për skuadrat që kalojnë fazën “play-off” të saj. Padyshim, gjithë vëmendja ishte te finalja e parakohshme, Mançester Junajtid – Barcelona, ku anglezët fituan me përmbysje duke kaluar në çerekfinale..
Pas barazimit 2-2 në “Camp Nou”, Barcelona u duk se e nisi më mirë sfidën e kthimit me Levandovskin që shndërroi një 11-metërsh në gol.
Pjesa e dytë ishte tërësisht një panoramë tjetër për ekipin e Ten Hag që nuk vonoi për të gjetur golin e parë me Fred, teksa për fitoren mendoi Antoni.
Kështu, “Djajtë e Kuq” u kualifikuan mes emocionesh në një ndeshje mjaft të bukur ku nuk munguan as momentet e tensionit dhe ritmi ishte i lartë, ashtu siç dhe pritej në këtë përballje.
Edhe Juventus siguroi kualifikimin falë fitores bindëse me tripletën e Di Marias në Francë përballë Nantë. Bardhezinjve iu bashkohet dhe Roma që zhvlerësoi fitoren minimale të Salsburgut në sfidën e parë me triumfin 2-0 në “Stadio Olimpico”.
Vazhdojnë më tej garën edhe Sporting, Sevilja dhe Union Berlin, teksa kjo e fundit shkatërroi Ajaksin e Amsterdamit 3-1.
Europa League, faza Play-Off:
Midtjyland – Sporting 0-4 (1-5)
Monako – Bajer Leverkusen 2-3 (5-5) 3-5 pen
Nantë – Juventus 0-3 (1-4)
PSV Eindhoven – Sevilja 2-0 (2-3)
Mançester Junajtid – Barcelona 2-1 (4-3)
Renë – Shahtjor Donjetsk 2-1 (120′) ( 3-3; 4-5 pen)
Roma – Salsburg 2-0 (2-1)
Union Berlin – Ajaks 3-1 (3-1)/S.Gjidiaj/