Alarm para Sherif–Partizan B, Moldavia dëbon tifozët serbë

Presidentja Sandu i druhet një grushti shteti me njerëz pro-rusë, ndeshja pa tifozë.
Të enjten në Ligën e Konferencës, në program ndeshja mes Sherif Tiraspol dhe Partizanit të Beogradit, e cila do të luhet me dyer të mbyllura për arsye të rendit publik dhe frikës së një grushti shteti.
Sipas TMW, Presidentja moldave Maia Sandu shpjegoi këtë situatë: “Dokumentet e marra nga partnerët tanë ukrainas shpjegojnë se ekziston një plan që parashikon përdorimin e njerëzve që vijnë nga jashtë. Parashikohen veprime nga njerëz të trajnuar ushtarakisht, por me veshje civile: veprime të dhunshme dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore me pengje”.
Prandaj, Moldavia ka urdhëruar dëbimin e të gjithë meshkujve serbë nga vendi, duke pasur parasysh frikën nga një grusht shteti pro-rus që do të përfshinte përdorimin e qytetarëve bjellorusë, serbë dhe malazezë dhe sfida e së enjtes do të ishte mënyra ideale për t’i çuar ata në Kishinau, qyteti pritës i ndeshjeve të Sherifit sipas standardeve të UEFA-s./Sportiim.al/