Zaniolo e nis me respekt e ndihmë te Gallatasaraji

Nikolo Zaniolo nga Roma kthehet në një futbollist Gallatasarajit në Turqi. Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës së madhe nga Stambolli për 16,5 milionë euro, plus 13 milionë të tjera që do t’i shkojnë Romës në formë bonusesh.

Futbollisti 23-vjeçar teksa pak kohë më parë ishte në ‘Air Albania Stadium’ (16 nëntor 2022, 1-3 red) me Italinë në miqësore me kuqezinjtë, qëndroi te Roma për një periudhë prej katër vite e gjysmë, teksa në 128 ndeshje zyrtare realizoi 24 gola dhe dha 18 asiste.

Ndërkaq sot Zaniolo mbërriti për të ndihmuar stafin me kompletet e furnizimit me paketim që do t’u dërgohen njerëzve në nevojë pas prekjes nga termeti i tmerrshën në Turqi.

Ai shpjegoi:

“Më vjen shumë keq për Muhamedin (tifozi që humbi jetën gjatë tërmetit) dhe për popullin turk. Unë kam dhënë kontributin tim, le ta bëjmë të gjithë që të gjithë së bashku të jemi më të fortë se më parë”. Është mesazhi i parë i Nikolo Zaniolos drejtuar tifozëve të Gallatasarajit. Sulmuesi italian ka zgjedhur fanellën me numrin 17 për nder të një tifozi të klubit të Stambollit i cili vdiq në moshën 17-vjeçare nga tërmeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!