Egnatia di si fitohet në Laç, Kukësi kalon Kastriotin
Abissnet Superiore, Java 21:
Laçi – Egnatia 0-1 (Paulaskas 23′)
Kukësi – Kastrioti 1-0 (Basha 49′)
Sara Gjidiaj
Java e 21-të e Abissnet Superiore ka startuar këtë të shtunë me 2 sfida. Egnatia dhe Kukësi kanë siguruar fitore përkatësisht ndaj Laçit dhe Kastriotit.
Kurbinasit u mposhtën sërish nga Egnatia në fushën e tyre. Në një ndeshje ku diferencën e bëri goli i Paulaskas në minutën e 23′-të rrogozhinasit siguruan një 3-pikësh të rëndësishëm për vazhdimësinë.
Bardhezinjtë nuk u panë ata të ndeshjeve të fundit teksa sot ndalën serinë e fitoreve, ndërsa Egnatia rikthehet të triumfojë pas 5 ndeshjeve.
Sakaq edhe në Kukës mjaftoi një gol për të vulosur fatet e sfidës. Basha në minutën e 49′-të siguroi fitoren për verilindorët përballë krutanëve të cilët zhyten plotësisht në krizë. Ndërkohë Kukësi ngjitet i shtati me 25 pikë.
Java e 21-të vijon nesër me 2 sfida të tjera ku spikat klasikja Tirana – Vllaznia dhe mbyllet të hënën me Bylis – Partizani.
Kategoria e Parë, Java 15:
Korabi – Flamurtari 1-1
Tërbuni – Burreli 1-2
Lushnja – Tomori 2-1
Oriku – Luzi 2008 3-2
Java e 15-të e Kategorisë së Parë zhvilloi sot 4 përballje me Korabin dhe Flamurtarin që u ndanë në barazim 1-1. Selmani dhe Ramadani shënuan për ekipet e tyre duke iu dhuruar nga një pikë.
Sakaq, Burreli mposhti Tërbunin në shifrat 1-2, teksa Lushnja triumfoi në Berat ndaj Tomorit. Fitore mori edhe Oriku mes spektaklit të golave duke mposhtur 3-2 Luzin 2008.
Momentalisht renditja kryesohet nga Dinamo me 30 pikë, ndërsa 3 vendet e tjera i ndajnë Korabi, Flamurtari dhe Skëndërbeu me nga 26 pikë. Besëlidhja dhe Turbina mbyllin tabelën e klasifikimit.