Finalja e Botërorit për Klube, Reali përballë sauditëve

- Përfundoi faza gjysmëfinale e Botërorit të Klubëve, Real Madrid gjën në finale rivalët e Ronaldos në Arabinë Saudite, Al Hilal.
Me fitoren e thellë 1-4 ndaj egjiptianëve të Al-Ahli, Real Madrid siguroi të enjten finalen e Botërorit të Klubëve që po mbahet nga 4 shkurti në Marok.
Kampionët e Europës do të përballen të shtunën në finale me sauditët e Al-Hilal me start orën 20:00 në stadiumin ‘Prince Moulay Abdallah (Rabat).
Ndërkaq po të shtunën në orën 16:30 zhvillohet sfida për vendin e tretë ndërmjet Al-Ahli dhe Flamengos.
Të shtunën:
16:30
Al-Ahli –Flamengo
20:00
Real Madrid–Al-Hilal/Sportiim.al/