FIFA zgjat me 10 ditë afatin e merkatos turke

Hapësira e merkatos në Turqi teksa ishte planifikuar të mbyllej sonte në 23:59 do të zgjatet edhe me 10 ditë. Ishte vetë Federata turke, me një shënim të publikuar mëngjesin e sotëm. Ky është teksti i plotë:

“Në përputhje me Rregulloren e FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme në nivel kombëtar; Periudha e dytë e transferimeve dhe regjistrimit të sezonit futbollistik 2022-2023 për futbollistët profesionistë është caktuar ndërmjet datës 12 janar 2023 dhe 8 8hkurt 2023, me maksimum 28 ditë.

Megjithatë, për shkak të shpalljes së zisë kombëtare për ngjarjet sizmike në vendin tonë dhe vendimit të gjendjes së jashtëzakonshme në 10 provinca, Federata jonë ka paraqitur një kërkesë zyrtare në FIFA që më 06.02.2023 për të shmangur ndonjë negativitet në transfertë dhe kërkoi zgjatjen e afatit kalimtar në të cilin ndodhemi. Në negociatat me FIFA-n është marrë miratimi verbal për zgjatjen e afatit kalimtar me dhjetë ditë ndërsa pritet shkresa zyrtare”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!