Bajrami në prezantim: Të ndihmoj Sasuolon me gola dhe asiste

Nga Empoli te Sasuolo. Nedim Bajrami fantazisti kuqezi, debutoi ndaj Atalantës (1-0) por vetëm sot klubi ri e ka prezantuar zyrtarisht. Gjatë saj, ai ndër të tjera ka thënë:

“Zgjodha Sasuolo-n sepse është një pjacë shumë e rëndësishme, me një trajner që e njihja prej kohësh. Kam folur dhe me të. Është një ambient si ai i Empolit, me djem që dinë të luajnë futboll. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Nedim Bajrami prezantohet para mikrofonave të SassuoloChannel: “Çfar pres?: të ndihmoj skuadrën me karakteristikat e mia dhe të shënoj sa më shumë gola dhe asistime”. Ai do të mbajë fanellën me numër 20./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!