Vjen klasikja, Tirana- Vllaznia pritet e ndezur

Pas javës së 20-të, vendosja e skuadrave në tabelë ka bërë që shumë klube të rishohin me qetësi objektivin sezonal. Në momentin më kritik të kampionatit elitar duket se vetëm skuadra të caktuara janë brenda asaj që kanë deklaruar në start të edicionit të 84-ët.

Tirana me statusin e kampiones në fuqi, vijon të dominojë duke qëndruar në majë dhe e shkëputur me 6 pikë nga ndjekësit më të afërt, Vllaznia e Partizani. Më tej, klube që ka bërë mirë dhe janë mbi atë që kanë parashikuar duken Erzeni dhe Egnatia.

Ndërkohë Kukësi, nuk po del në siperfaqe duke zhgënjyer jo vetëm drejtuesit e tifozerinë e saj por dhe opinionin sportiv. Në rënje të lirë Partizani i cili prej 5 javësh nuk shkon dot te fitorja.

Java e 21-të do të zhvillohet në dy ditë. Të shtunën Laçi-Egnatia dhe Kukësi- Kastrioti teksa të dielën përballjet janë të tilla: Bylis- Partizani, Erzeni-Teuta dhe kryesfida Tirana- Vllaznia.

Klasifikimi pas javës së 20: (Pikët në kolonën e fundit)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!