Tri takime, java e 20-të plot mistere

Abissnet Superiore rikthehet sot për të mbyllur javën e 20-të të saj. Pas Egnatia-Tirana 1-2 dhe Partizani- Laçi 1-2 luajtur dje, sot tre takimet: Kastrioti- Erzeni, Vllaznia- Kukësi dhe Teuta- Bylis.

Do të nisë Kastrioti-Erzeni. Sfida interesante e ditës starton në orn 13:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës. Krutanët me Ardian Memën në timon gjëndën në fund me 19 pikë ndërsa shijakasit pozicionohen në vendin e 4-ët me 29 pikë. Te Kastrioti raportohet se i gjithë grupi do të jetë i gatshëm. E kundërta ngjet me Erzenin pasi një pikë e fortë si mbrojtësi Sadiki do të jetë mungesë e madhe në prapavijë. Në pikëpyetje anësori Kadriu.

Ndërkohë në 16:00 Vllaznia do të presë Kukësin dhe Teuta Bylisin. Nëse te dueli i Shkodrës kuqeblutë duken më të favorizuar te sfida e Durrësit, Teuta pritet të vuajë për të kaluar mallkastriotët. Te kampi kuqeblu të dëmtuarit janë rikthyer paçka se për Josën, Boshnjaku dhe Latifi ende duan kohë.

Në anën tjetër Kukësi duket i plotë. Përjashtim bën sulmuesi Gabriel Barbosa i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Teuta vjen pas një humbjeje me Laçin dhe ndaj një rivali direkt për mbjetesë si Bylis pritet të bëjë gjithçka për të shkuar te tri pikët. Martini e ka gati grupin.Gjëndje optimale te Bylis me Shensoi që duket se ka tjetërsuar grupin aktual.

Sot, java e 20:

13:00

Kastrioti- Erzeni (Enea Jorgji)

16:00

Vllaznia- Kukësi (Laver Alla)

Teuta- Bylis (Juxhin Xhaja)

Luajtur dje:

Egnatia- Tirana 1-2

Partizani- Laçi 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!