Teuta parakalon Bylisin, Vllaznia thyen Kukësin

Abissnet Superiore, Java 20:
Vllaznia – Kukësi 2-0 (Marku 19′, Jonuzi 45′)
Teuta – Bylis 1-0 (Goxha 77′)
Nga Sara Gjidiaj
Xhiroja e 20-të e Abissnet Superiore është mbyllur me fitoret e Vllaznisë dhe Teutës respektivisht ndaj Kukësit dhe Bylisit.
Shkodranët triumfuan 2-0 në “Loro Boriçi” përballë kuksjanëve të cilët rikthehen te rezultatet negative. Goli i parë u shënua nga Herald Marku, ndërsa gjuajtja e Jonuzit në minutën e fundit të pjesës së parë do të rezultonte fatale për portierin Halimi me shifrat që u fiksuan në 2-0.
Kuqeblutë ia dalin të administrojnë deri në fund fitoren dhe ngjiten të dytët në klasifikim, ndërsa Kukësi mbetet në zonën e rrezikut.
Sakaq, edhe Teuta fitoi ngushtë me Bylisin falë Jurgen Goxhës i cili shënoi për 3 pikë në minutën e 77′-të. Skuadrat zhvilluan një lojë thuajse të barabartë ku shpërdoruan edhe shumë raste, por në fund goli i durrsakëve bëri diferencën.
Vetëm 1 pikë i ndan Teutën dhe Bylisin në renditje me “Djemtë e Detit” që pozicionohen të shtatët ndërsa ballshiotët gjenden një shkallë më poshtë.